×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kultivonin bimë narkotike, kush është biznesmeni që drejtonte grupin

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:30

    Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e 7 persona pasi akuzohen për kultivim kanabisi në fshatin Kryezi të Tiranës.


    Sipas “News24”, organizatori i kultivimit të lëndës narkotike është Lulzim Cullaj, i cili ka një biznes të lendeve drusore në Sauk. Po ashtu njëri nga autorët ka pranuar bashkëpunimin.

    Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan 4 armë zjarri, 1 armë gjuetie, 11 telefona celularë, municione dhe janë asgjësuar 120 rrënjë kanabis sativa.

    Sipas informacioneve, një nga personat e arrestuar ka pranuar bashkëpunimin me drejtësinë.

    Ndërkohë personat e arrestuar janë:

    Lulzim Cullhaj, 55 vjeç

    Dashamir Hasanaj, 34 vjeç

    Erdit Muca, 21 vjeç

    Alfred Muca, 31 vjeç

    Kadri Gjoshi, 32 vjeç

    Gert Gjoshi, 36 vjeç

    Xhemal Hidri, 32 vjeç

    Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020 ndërkohë që ky operacion u finalizuar pas 4 muajsh hetime./ Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!