×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush e porositi vrasjen e Jurgen Kurtit? Dalin në dritë detaje të reja

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 20:52

    Më datën 18 mars të këtij viti 26-vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua për vdekje teksa po shkonte në shtëpinë e tij dhe aktualisht janë në burg tre persona për krimin në fjalë.


    Tre të arrestuarit për vrasjen me pagesë të 26-vjeçarit janë Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj, mirëpo kush janë porositësit?

    Së fundmi disa burime kanë bërë me dije për “Report Tv” se “specialistët e Interpol Tirana kanë dërguar drejt Romës dhe Athinës dy letër porosi për identifikimin e adresave dhe ndalimin e dy shqiptarëve që qëndrojnë pas këtij krimi.”

    Pra aktualisht po punohet për kapjen e autorëve të vërtetë të ngjarjes të cilët raportohet se gjenden në Romë dhe në Athinë.

    Rikujtojmë se Kurti nuk ka qenë një emër i padëgjuar për drejtësinë shqiptare. Ai është shoqëruar në polici për dy vrasje, për babanë e tij dhe për atë të Agim Arapajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!