×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush është i forti i Shkodrës që u ekzekutua sot, në 2008-ën i vranë xhaxhain

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 14:27

    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë mesditë. Ridvan Ramazani u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Mushan. 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti.


    Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka bërë të ditur se po bën krehjen e zonës, ndërsa në ndihmë u janë bashkuar forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

    Ekzekutohet brenda makines “i forti” i Shkodres| ABC News Albania – YouTube

    Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë.

    Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhaai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani). Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!