×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush ishte Pjerin Xhuvani që u ekzekutua sot në mes të Elbasanit

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 15:05

    Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme Elbasanin, ndërsa ende shkaqet janë të paqarta.


    Ai është Pjerin Xhuvani, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë.

    Ai ishte duke lëvizur në zonën e lagjes “5 Maji”, kur është qëlluar me breshëri dhe ka ngelur i vdekur në vend.

    Por kush është Xhuvani?

    Pjerin Xhuvani është ish-kryetar i LSI-së në Elbasan.

    Sipas dosja.al, Pjerin Xhuvani është i njëjti person i cili u përfshi në sherrin mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan ditën e verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste.

    Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.

    Më 14 mars ai ishte pjesë e turmës që goditi mbështetësit e PD të cilët thërritën Rama ik gjatë parakalimit të kryeministrit Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!