Ky është 27 vjeçari që u mbyt sot në plazhin e Tales

Paulin Rrasa është 27-vjeçari i cili u mbyt në plazhin e Tales në Lezhë.


Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ndërsa policia bën me dije se i riu ishte banor i zonës dhe jetonte në fshatin Ishull të Lezhës.

“Në vijim të informacionit paraprak ju bëj me dije se u identifikua shtetasi që është mbytur në plazhin e Tales dhe është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë”, njofton policia.