×
  • Lajme
  • Shqipëria

    LAJM I MIRË: Shërohet pacienti i parë nga Coronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 21:30

    Më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë sa i përket Coronavirusit në Shqipëri.


    Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi.

    Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri.

    Kola u shpreh para disa ditësh se virusi nuk duhej marrë me stres dhe panik dhe se ishte diçka që kalohej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!