×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Largimi i Topallit nga PD, flet Berisha: Gabim i Bashës, i takon të kandidojë

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 22:41

    Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për largimin e Jozefina Topallit.


    Berisha ka thënë se ky ishte një gabim i Bashës dhe se sipas statutit të PD, i takon të kandidojë. Sakaq ai nuk ka dashur të komentojë refuzimin e Topallit për të qenë pjesë e listave në këto zgjedhje.

    “Nuk besoj se më takon të hyj në listë me emra të veçantë. Prej 8 vitesh PD ka një kryetar të ri, i cili ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij. Unë i kam të qarta pronocimet e mia për largimin e tyre nga lista e vitit 2017, nuk i heq asgjë. Me statutin e PD, znj. Jozefina Topalli i takon të kandidojë. Jozefina për shkaqe objektive të mëpërparshme, për shkak të heqjes nga lista në vitin 2017”.

    “Pa asnjë diskutim (largimi i Jozefinës). Jo vetëm për të, por për disa prej tyre, e kam thënë disa herë. Ata ishin njerëz me investime të pamohueshme dhe s’mund të kem dyshime. Topalli është shprehur se nuk e pranon kandidimin dhe nuk më mbetet gjë që të komentoj”, ka deklaruar Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!