×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lulet “luftojnë” me betonin që ka pushtuar Sarandën

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 22:44

    Në dimër na duket një qytet i largët, por sapo vjen vera të gjitha rrugët të çojnë në Sarandë.


    Qyteti bregdetar ta rrëmben vëmendjen e zemrën me blunë e detit dhe lulet shumëngjyrëshe. Por kjo bukuri zbehet shpejt.

    Si në shumë qytete të Shqipërisë, edhe në Sarandë betoni është në luftë me natyrën. Të gjendur përballë këtij dyluftimi, të rinj nga e gjithë Shqipëria kanë vendosur të ringjallin shpresën në këtë qytet, ata kanë krijuar shoqatën “Dhuro një lule për Sarandën”, transmeton bw.

    Falë dëshirës rinore, tashmë në Sarandë lulëzojnë më shumë Bougainvillea, lulja që me siguri e keni hasur më së shpeshti kudo në qytetin bregdetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!