×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbërrin në Tiranë një tjetër sasi me Pfizer, Rama: Kanë ardhur mbi 2 milionë vaksina deri tani

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 23:18

    Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një sasi me 31,590 doza vaksine Pfizer kanë mbërritur këtë të hënë në aeroportin e Rinasit.


    Me vaksinat e fundit, kryeministri thekson se deri tani, në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2 milionë doza, ndërsa përsërit edhe një herë tjetër thirrjen për qytetarët që të vaksinohen.

    “Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina AntiCovid të ardhura deri tani në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni. Vaksinat shpëtojnë jetë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!