×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbi 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 48-vjeçari në Pogradec

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 9:21

    Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi në automjetin ku po udhëtonte është gjetur lëndë narkotike.


    Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përrenjas, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht, Pogradec.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V., shërbimet e Policisë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!