×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbi 40 mijë doza Astrazeneca pritet të vijnë në Shqipëri

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 18:38

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi dy ditë më parë se sot dhe të dielën do të mbërrijnë 90 mijë e 800 doza të vaksinën AstraZeneca, ndërsa nisi në Durrës vaksinimi i operatorëve të hoteleri-turizmit, si një mundësi reale për rimëkëmbjen e këtij sektori jetik për ekonominë e rajonit.


    Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit dhe objektiv është tejkalimi i 500 mijë vaksinime brenda muajit maj.

    “Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina Astrazeneca. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit. Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira. Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e nate”, shkroi Rama.

    Siç shkruan Tch, së shpejti do të nisë vaksinimi dhe për dy kategori të tjera, punonjësit e fabrikave dhe transportuesit e udhëtarëve. Gjatë ditës së sotme, në Durrës, u vaksinuan  rreth 450 punonjës të sektorit hotelier.

    Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend vijon që prej 11 janarit në të gjithë vendin, ku qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!