×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merr flakë bombola e gazit në një banesë, pëson djegie pronari

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 15:47

    Një bombol gazi raportohet të ketë marrë flakë pak më parë në një banesë pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.


    Mësohet se pronari i banesës është përpjekur t’i shuajë flakët, por ka pësuar djegie në dorë.

    Forcat zjarrëfikëse kanë arritur të ndërhyjnë në kohë, duke shmangur shpërthimin e bombolës.

    Sakaq pronari i banesës është nisur drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën në nevojshme shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!