Mësohet identiteti i të plagosurve në xhaminë e Tiranës, ishin agjërueshëm

Rudolf Nikolla nga Mati ka plagosur ditën e sotme pesë persona që ndodheshin në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” pasditen e së hënës.


Mësohet se të plagosurit janë të gjithë të rinj. Të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, i lënduar ka mbetur 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Sabah Peposhi, 26-vjeçari Kleon Jaupaj, një 23-vjeçar me iniciale A.T, dhe M. K., rreth 24 vjeç.

Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore.

Dyshohet se Nikolla të vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin që të kryejë aktin ekstrem pasi nuk kemi ende një dëshmi të plotë të tij. Nga hetimet paraprake, nuk rezulton që autori të ketë pasur njohje me të plagosurit.

34-vjecari fillimisht është konfliktuar me persona jashtë xhamisë dhe më pas u fut brenda saj dhe plagosi pesë besimtarët. Pas sulmit, ai ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga besimstarët që ndodheshin brenda xhamisë.