×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta i papërmbajtshëm pas fitores së kuqezinjve

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 23:13

    Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka ndjekur ‘live’ përballjen e sotme Shqipëri-Islandë që përfundoi 4 me 2 për kuqezinjtë.


    Si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares, gëzimi i Kreut të Shtetit ka qenë i papërmbajtshëm në shkallët e stadiumit pas golave që i dhanë fitoren shqiptarëve.

    “Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”! ⚽⚽⚽⚽ ???”, shkruan Meta.

    Kujtojmë se gjatë ditës Presidenti kërkoi mbështetje për Kombëtaren Shqiptare e cila gjendet në momente jo shumë të favorshme në eliminatoret Euro2020 dhe fitorja e sotme ishte përgjigjja për të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!