×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Shkelja e Marrëveshjes së 5 Qershorit, tentativë për grusht shteti

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 12:07

    Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si tentativë për grusht shteti shkeljen e njëanshme të Marrëveshjes së 5 Qershorit.


    “Të mos devijohet asnjë milimetër nga Marrëveshja e 5 Qershorit. Në rast se do të kemi shkelje të njëanshme të marrëveshjes, ashtu siç është bërë me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, tha Meta.

    Kur u pyet nëse do e linte postin e Presidentit për një post në qeveri, Meta theksoi: “Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm që të lë poste vetëm që të gjenden zgjidhje afatgjata për vendin. Por, ju siguroj se në të gjitha rastet, premtimin që kam bërë, që ky institucion deri në 24 korrik 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, do ta mbaj me të gjitha mënyrat. Ky institucion ka mbrojtur Kushtetutën në mënyrën më të vendosur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!