×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku Kalo: Janë shtuar rastet e të rinjve nën 35 vjeç

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 22:54

    Mjeku Tritan Kalo përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit një ditë nga puna e tij në spitalin infektiv.


    Duke vënë në dukej fakin që në spital janë shtuar raste tek të rinjtë nën 35-vjeç, mjeku i njohur publikon dhe imzhet e dy skanerave të pacientëve me moshë të re dhe bën thirrje për kujdes. Ai rendit një sërë rregullash që duhen patur parasysh në këto ditë.

    Publikimi i plotë:

    Kohë kovidiane …4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me komorbozitete dhe moshat e treta. Bëni kujdes vëllezër e motra.

    Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm.  Higjena kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë.

    Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”. Mirëbesimi reciprok dhe kurrë nuk duhet t’ju mungojë….Asgjë nuku është e pamundëshme kur ne bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

    https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3432139576810784

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!