×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku shqiptar: Situata me coronavirus është e rëndë, po shkon drejt rënies së lirë

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 22:26

    Mjeku Tritan Shehu thotë se situata e Covid-19 në vend është shumë e rëndë dhe po shkohet drejt një rënie të lirë.


    “Jemi në një situatë shumë të vështirë. Po shkojmë drejt pikës së rënies së lirë dhe daljes jashtë kontrollit. Situata e sotme është shumë më e rrezikshme se sa në shkurt dhe në mars. Nuk parashikohen gjëra të mira meqë shumë shpejt do të futemi në stinën e vjeshtës dhe dimrit, ku njerëzit futen në ambiente të mbyllura”, ka deklaruar ai në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora.

    “Situata sot është më e rëndë se sa në kohën e mbylljes në mars. Numri i rasteve të reja është më i lartë, po ashtu edhe ai i të vdekurve dhe të shtruarve në spitale. Është shtuar edhe fakti që është infektuar personale mjekësor”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!