×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku shqiptar: 40 deri 44 vjeç, moshat më të prekura nga Covid-19

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:21

    Europa po shkon me shpejtësi drejt një mbylljeje të re dhe shumë ekspertë paralajmërojnë një nëntor dhe dhjetor sfidues për sistemet shëndetësore nga ajo që gjithnjë e më shumë po cilësohet si vala e dytë e Covid19.


    Italia fqinje ka vendosur mbylljen e plotë të kinemave, teatrove dhe orar të kufizuar për baret dhe restorantet të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00.

    Ndërkohë është vendosur për një mbyllje të palestrave dhe pishinave, ndërsa qytetarëve ju këshillohet të shmanget transporti publik sa më shumë. Shkollat e ciklit të ulët është vendosur të lihen të hapura, por për pjesën tjetër urdhërohet të ndiqen metodat online.

    Kjo fazë kufizimesh për Italinë pritet të zgjasë deri në 24 nëntor, por masat sipas autoriteteve do të hiqen vetëm nëse do të ketë një përmirësim të situatës.

    Për situatën në Itali foli në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’, mjeku urolog në spitalin e Brescia-s, doktor Julian Balla.

    Ai theksoi se në fillim të tetorit mosha mesatare e të infektuarve ishte 30 vjeç, ndërsa sot është 40-44 vjeç.

    “Pritej kjo valë e dytë e epidemisë, por ndoshta nuk e prisnim rritjen kaq të frikshme. Te spitali ku jam unë kemi dy ditë që kemi nisur ta ndiejmë presion, pasi deri më tani e ka absorbuar të gjithë numrin e pacientëve spitali më i madh në Lombardi.

    Dje ishin 17.183 në mos gaboj, por më i ulët se pardje, Por ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin se dje janë bërë 23 mijë tamponë më pak.

    Ndërkohë, përqindja e të shëruarve në terapi intensive është vërtetë goxha e lartë, 80-85 për qind e atyre shërohen

    “Mosha mesatare e pacientëve të prekur në fillim të tetorit ishte 30 vjeç, tani është rritur 40-44 vjeç”, sqaroi mjeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!