×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti i vrasjes së “The Boss” në Vlorë, autorit i bie kallashi, shoku i viktimës del i “qetë” nga vetura

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 23:21

    Publikohen të plota pamjet e tmerrshme të ekzekutimit mesditën e sotme në Vlorë, të biznesmenit Bledar Birçaj.


    Në video shihet momenti kur dy autorët, ende të paidentifikuar, dalin nga makina dhe qëllojnë të dy me breshëri drejt makinës tip “BMW”, ku udhëtonte shënjestra e atentatit.

    Pas plumbave, makina e viktimës ndalon menjëherë, ndërsa autorët nuk e ndalin breshërinë.

     

    Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, njërit prej autorëve i bie kallashnikovi dhe kthehet sërish për ta marrë, për t’u larguar pastaj me një makinë gri.

    Ndërkohë vetëm pak sekonda pasi autorët largohen,nga makina tip “BMW” del një person që ishte brenda me viktimën, i cili largohet i pa plagosur.

    40-vjeçari, i cili u ekzekutua sot, kishte në pronësi një lokal të njohur me emrin “The Boss”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!