×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndahet nga jeta aktori fierak Fatmir Xhelili

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 11:20

    Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori dhe regjisori fierak, Fatmir Xhelili.


    Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i PS për Fierin, Petro Koçi, i cili shkruan se aktori humbi jetën si pasojë e Covid dhe nje patologjie tjetër të mëparshme.

    “Te dashur miqte e mi, Me lote burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xhelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili, humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme! Eshte nje dhimbje shpirti dhe nje vuajtje e vertete kur qytetit tone i shuhen njerez si Fatmiri qe i kane dhene nder vite gaz e kuptimplotshmeri jetes tone, shpirtit dhe zemres se qytetit”, shkruan Koçi.

    Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.

    Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Ai ka luajtur edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”.

    Rolin e parë ia besoi Pëllumb Kulla në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!