×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndodh edhe kjo: I riu nga Tirana fshehë drogën përmes “Kinder vesë”

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 21:24

    Një 36-vjeçar nga Tirana është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi shpërndante në doza të vogla heroinë e kokainë të fshehura në kapakët e çokolladave për fëmijë “Kider ve”.


    Në pranga ka rënë F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.

    Mësohet se 36-vjeçari shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit.

    Arrestimi i tij është bërë në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”, ku për të mos “rënë në sy” të policisë, i riu përdorte biçikletë për të shpërndarë drogën, raportojnë mediat shqiptare.

    Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 doza heroinë dhe 3 doza kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

    Mbi 36-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!