×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në burg prej një jave, kontrollorët e Rinasit kërkojnë lirimin

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 13:24

    Tre kontrollorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, të arrestuar rreth një javë më parë, të akuzuar si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve, kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë dhënë ndaj tyre.


    Nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës, kontrollorët kanë depozituar ketë të mërkurë kërkesën për masë më të butë sigurie, raporton gazetarja e Ora News Keti Banushi.

    Rreth një javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”.

    Lexo edhe: Burg për kontrollorët, Avokati me ironi: Dënuam “puçistët”, sot ditë e mrekullueshme

    Punonjësit e ‘Albcontrol’ akuzohen për “Shpërdorim detyre” pasi bllokuan për 48 orë fluturimet në Rinas.

    Tre kontrollorët e arrestuar, së bashku me 60 kolegë të tjerë, shpallën paaftësi të përkohshme për shkak të stresit që u ishte krijuar nga ulja e pagave.

    Mes provave që mori prokuroria ishin dhe komunikimet telefonike mes tyre, ndërsa ngjarja solli edhe përplasje dhe akuza mes palëve politike në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!