×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në momentin e arrestimit, “Zogu i Tiranës” u kap në një dhomë hoteli me një 47 vjeçar

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 10:39

    Ditën e djeshme u arrestua Hermes Nikaj, i cili ndryshe njihej si “Zogu i Tiranës”. Ai akuzohet për përfshirje në një rrjet prostitucioni.


    Hermes Nika dhe tre persona të tjerë u prangosën, pas një hetimi për ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe prostuticion në qendrat estetike dhe clubet e natës.

    Po ashtu dyshohet se ‘Zogu i Tiranës’ ofronte edhe shërbimin eskortë dhe se bënte dhe orgji. Me dije është bërë edhe se në momentin e arrestimit Nikaj ishte në një dhomë hoteli me një 47-vjeçar.

    Kanë qenë përgjimet ato që kanë fundosur ‘Zogun e Tiranës’. Ai siguronte prostituta për klientë të ndryshëm me një çmim nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë për dy orë.

    Nikaj kishte kamufluar një qendër estetike si oaz prostitucioni, ku vajzat shkonin si kursante për të mësuar dhe më pas fillonin punë si prostituta.

    E ditur bëhet se disa prej tyre paguheshin deri në 700 euro nata. Policia raportoi se në gjendje të lirë u proceduan edhe dy vajza, 20 dhe 32 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!