×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shkodër qytetarët në rrugë, s’i janë bindur të gjithë urdhrit të Ramës

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 18:18

    Prej orës 18:00 të pasdites së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë në të gjithë Shqipërinë.


    Por a janë ndërgjegjësuar qytetarët dhe a po zbatohet urdhri? Report Tv po bën një vëzhgim në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore të vendit për të parë se çfarë po ndodh.

    Ndërkohë që nesër, kryeministri Edi Rama tha se do të hyjë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe ata që ulen në parqe apo mjedise të hapura.

    Një masë drastike kjo që vjen pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë, ku lejohet vetëm lëvizja vetëm në dy orare për ata që shkojnë në punë, në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!