×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shqipëri nëna braktis vajzën e dhunuar, kërkon florinjtë e saj

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 23:02

    Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Ka telefonuar në redaksinë e ‘Fiks Fare’ të Top Channel duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.


    “Mbajeni vajzën, dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

    Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision.

    Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

    Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babanë monstër.

    Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të Fiks Fare, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

    Në vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.

    Fiksi ka bërë detyrën e tij dhe është në krah të vajzës së përdhunuar, ndërsa familja del në krah të babait monstër.

    Fiks Fare do të vazhdojë misionin e tij pa u ndikuar nga mesazhet kërcënuese të familjes, duke i mundësuar 18 vjeçares një realitet tjetër, larg dhunës seksuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!