×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nënë e bijë gjenden pa jetë brenda banesës, policia jep detajet e para

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 20:43

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pajetë brenda banesës së tyre.


    Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen e Kombinatit në Tiranë pranë shkollës “Myslym Keta”.

    Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

    Sipas njoftimit të policisë ka qenë vëllai i 30-vjeçare që ka njoftuar policinë pasi motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

    Shkaqet e ngjarjes nuk dihen, por mendohet se ato janë vetë vrarë.

    Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!