×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nishani: Provokimi i Vuçiqit për Kosovën kërcënim për sigurinë, turp që s’ka reagim nga Tirana

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 17:28

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ky i fundit ka provokuar në rrjete sociale duke publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin e Serbisë.


    Nishani thotë se provokimi i Vuçiqit është i rëndë dhe kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

    “Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Nishani.

    Ai tutje ka përmendur edhe të bëmat e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërkohë ka kritikuar Ilir Metën dhe Edi Ramën që s’kanë reaguar lidhur me një provokim të tillë të Vuçiqit.

    Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës.

    Luftrat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, genocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës.

    Tentativa e provokime të njëjta përsëri, janë një “ogur” i keq për paqen e stabilitetin ne kufijtë evropian.

    Megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare.

    Turp e paçin faqen e zezë !

    Nuk mund të presësh gjë tjetër prej argatëve të Beogradit në Tiranë, veç heshtjes !

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!