×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 18 vjeçare shtatzënë humb jetën në një aksident në Shkodër

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 19:57

    Aksidenti i rëndë i ndodhur paraditen e sotme në Shkodër ka marrë një tjetër jetë. Një grua shtatzënë ka humbur jetën duke e çuar në dy numrin e viktimave. 


    Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të “5 Heronjve” në aksin Shkodër- Koplik, ku një makinë mori përpara 18 vjeçaren dhe vjehrrën e saj, 58 vjeçaren Hasije Bajrakurtaj.

    Si pasojë e impaktit, vjehrra e gruas shtatzënë vdiq në vendngjarje, kurse e reja mbeti e plagosur rëndë. Këtë pasdite ajo ka ndërruar jetë në spital.

    Gruaja ishte vetëm 18 vjeçe dhe është identifikuar si Esmeralda Bajrakurtaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!