×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 23-vjeçare shqiptare dhunohet deri në vdekje nga partneri. Historia e rëndë e vajzës që jetonte në Amerikë dhe lutja e familjarëve

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 23:04

    Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Amerikë, pas dhunës nga partneri i saj. Janë të afërmit e të resë me emrin Elena Alinj, të cilët kanë hapur një fondacion në ‘GoFund’ në mënyrë që të mblidhen para, për të sjellë trupin e pajetë të viktimës në Shqipëri.


    Grupi për mbledhjen e fondeve është hapur nga një grua me emrin Andoneta Kocibelli, e cila shkruan se 23-vjeçarja humbi jetën pas mungesës së oksigjenit të tru, për shkak të dhunës që kishte ushtruar partneri i saj. Më njoftimin e rëndë bëhet me dije se e reja ishte nënë e një foshnje 11-muajshe.

    Shkurt përshkruhet jeta që përfundoi në mënyrë tragjike për Elenën, e cila ishte zhvendosur në Amerikë pasi kishte fituar Lotarinë, por ishte njohur me partnerin e dhunshëm për të cilin e reja nuk ishte ankuar asnjëherë tek të afërmit.

    Qëllimi është të mblidhen 50 mijë dollarë që të afërmve t’u jepet mundësia që të marrin trupin e të resë dhe t’i japin lamtumirën e fundit në vendlindjen e saj.

    Një 23-vjeçare shqiptare dhunohet deri në vdekje nga partneri.

    Njoftimi i plotë:

    Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri.

    Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.

    Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.

    Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja (nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.

    Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. You falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!