×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk dënohesh për protesta pa leje apo plagosje pa dashje, ndryshimet e tjera që priten veç ligjit për ‘Memet’

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 22:20

    Veç kërkesës për dënimin e autorëve të meme-ve, që bëhen pa pëlqimin e personit në postim, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka kërkuar edhe të tjera ndryshime në Kodin e ri Penal, ku bëhet fjalë për shfuqizimin e 6 veprave penale.


    Mes tyre ato që tërheqin vëmendjen është shfuqizimi i veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, i cili sipas Kodit aktual dënohet deri në dy vite burg. Me propozimin e ri, kushdo mund të protestojë pa marrë leje. Por ka një kusht, protestat quhen të paligjshme vetëm nëse marrin pjesë persona të armatosur, që dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

    Nuk dënohesh për protesta pa leje apo plagosje padashje, ndryshimet e

    Një tjetër propozim është heqja e veprës penale të plagosjes së lehtë nga pakujdesia, e cila dënohet me Kodin aktual me gjobë.

    Po ashtu është sugjeruar shfuqizimi edhe i veprës penale të mbajtjes pa të drejtë e uniformës, e cila deri tani dënohet me deri në 5 vite burg.

    Gjithashtu është propozuar heqja e veprës penale të organizimit dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, pasi kjo vepër penale ezaurohet nga nene të tjera të Kodit Penal.

    Një ditë më parë në media u publikua kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për të dënuar me deri në 1 vit burg ata që bëjnë ‘Meme’, që cenojnë imazhin e një personi, publik ose jo, apo nëse bëhen për përfitime, pa lejen e personit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!