×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Nuk ka vendim për Shqipërinë” Mbyllet takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 18:11

    Është mbyllur takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian i cili u zhvillua ditën e sotme në Luksemburg.


    Në takim nuk është marrë asnjë vendim për Tiranën dhe Shkupin, e tashmë duket se “topi” do t’i kalojë krerëve të shteteve të BE-së.

    Alexander Schallenberg, ministri i Jashtëm austriak, është shprehur se nuk ka vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Do të diskutohet në mbledhjen e krerëve të shteteve në Bruksel dhe më pas në Këshill”, tha ai.

    Më herët, ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola, u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen, duke dalë kështu kundër propozimit të bërë nga Finlanda.

    “Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”,-tha Amendola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!