×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk mbanin maskë, policia gjobit 717 qytetarë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 16:11

    Policia e Shtetit ka gjobitur për mosmbajtjen e maskës në hapësira publike 717 qytetarë. Sipas një njoftimi, në 24 orët e fundit, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 717 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.


    Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

    Megjithëse ka rreth 10 ditë që mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme, ende nuk ka një rezultat në uljen e rasteve të reja me Covid-19, shtrimin e personave të prekur në spitale apo humbjet e jetës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!