×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, kush kryeson mes socialistëve në qarkun e Tiranës

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 10:10

    Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike këtë të mërkurë rinis sërish numërimi i votave për të gjithë kandidatët për deputet në parlament në qarqet e Shqipërisë.


    Tirana është dhe qarku më i madh ku Partia Socialiste do të nxjerrë 18 deputete.

    Sipas të dhënave të KQZ deri më tani ku ka filluar numërimi i votave për kandidatët në disa qendra votimi ajo që vihet re është se në krye të listës si më e votuara është ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, me 2140.

    Ndërkohë sipas të dhënave pas Ballukut, kandidati më i votuar në Tiranë është ish ministri Fatmir Xhafaj me 622, i ndjekur nga Etjan Xhafaj me 149 dhe e katërta e listës si kandidatja e votuar deri më tani në Tiranë është ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me 106 vota, raporton Abc News.

    Ndërkohë deri më tani ajo që vihet re është se ministri për Diasporën dhe një ndër figurat më të shumëpërfolura në radhët e Socialistëve Pandeli Majko i cili qëndron i 19 në listën e kandidatëve rrezikon mandatin, ndërsa sa i përket votave ai deri më tani ka grupuar 75 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!