×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Olsian Çela, kandidati i parë që regjistrohet për Kryeprokuror

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 11:44

    Olsian Çela është kandidatura e parë që regjistrohet për garën e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.


    Mësohet se Çela, i cili është aktualisht prokuror te Krimet e Rënda, ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë KPK paraditen e së premtes.

    Këshillli hapi garën me 19 mars, pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë. Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

    Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

    Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!