×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Operatorët turistikë në Shëngjin ankohen për mungesën e ujit dhe energjisë

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 7:17

    Operatorët turistikë në Shëngjin akohen se problemet me furnizimin me ujë dhe energji elektrike po rrezikojnë sezonin veror, ku ata shpresonin rigjallërimin e sektorit pas pandemisë. Të pyetur për këto shqetësime, OSHEE tha se po kryen remont të rrjetit, ndërsa bashkia Lezhë thotë se ujësjellësi ekzistues nuk I përballon nevojat e zonës turistike, ndaj do të ndërtohet një i ri.


    Teksa sezoni ka nisur dhe pushuesit po shtohen, operatorët turistikë në Shëngjin ankohen për probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energjinë elektrike.

    “Se kisha menduar kurrë, i them vetes pse investova këtu për shkak të energjisë elektrike dhe ujit, faktorët kryesorë të jetës.”

    “Rruga e Shëngjinit është problematike dhe ujin e pijshëm se kam parë ndonjëherë, nuk e di kur vjen dhe ikën.”

    Thonë se kjo situatë po dëmton turizmin, ndaj kërkojnë reagimin e institicioneve përgjegjëse.

    I kontaktuar për këtë shqetësim, zëdhënësi i OSHEE, sqaroi se ndërprejet e energjisë elektrike në zonën e Kunës dhe Shëngjinit vijnë për shkak të remontit që po kryhet në pikat problematike me synim garantimin e furnizimit pa ndërprerje në vijim të sezonit.

    Në lidhje me problememin e ujit, bashkia e Lezhës sqaron se Ujësjellësi ekzistues nuk i përgjigjet nevojës që ka Shëngjini për shkak të rritjes demografike.

    Zgjidhje për furnizimin me ujë për Shëngjinin, sipas përfaqësuesve të bashkisë së Lezhës do të jetë Ujësjellësi i ri, ndërtimi i të cilit do të nisë së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!