×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita rikthehet sot në protestë në orën 19:00

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 8:25

    Ditën e sotme në orën 19:00 opozita e bashkuar me në krye PD dhe LSI pritet të organizojë protestën e 7 kombëtare.


    Ende nuk është bërë i ditur skenari i protestës, por duhet theksuar se thirrjet e kreut të opozitës Lulzim Basha për largimin e Ramës sa nuk është vonë kanë qenë të shpeshta.

    Risjellim në vëmendje se protesta e fundit e opozitës mbajtur në 25 maj 2019, u zhvillua e qetë dhe pa akte dhunë.

    Ndërkombëtarët prej disa javësh kanë bërë thirrje që protestat të jenë demokratike dhe qytetart të distancohen nga aktet e dhunës.

    GJithashtu ata i kanë bërë thirrje kreëve të opozitës të dënojnë aktet e dhunës.

    Jo më larg se dje Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tashmë pritet turi në çdo qytet për të preantuar platformën për “Bashkia që Duam”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!