×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Partia Socialiste rrëzon dy dekretet e presidentit Ilir Meta

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 21:25

    Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 Prillit, por me deputetët e “vjetër” miratoi gjashtë akte normative dhe rrëzoi dy dekrete të Presidentit Ilir Meta.


    Ndryshimi i buxhetit të vitit 2021, marrëveshja për furnizimin me vaksina anti-COVID-19 Coronavax, akti normativ për letërnjoftimet, për pajisjen me pasaportë, por edhe ndryshimi në ligjin për regjistrin e pronarëve përfitues ishin disa nga vendimet e miratuara.

    Dy dekretet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta që u rrëzuan nga seanca e sotme plenare, ishin ai për ndryshimet në vettingun në policinë e shtetit dhe për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

    Në 30 mars të këtij viti Ilir Meta e ktheu ligjin me argumentin se ka pësuar ndryshime të shpeshta dhe tashmë sipas tij duhet të ishte pranuar nga nismëtarët e të ishin nxjerrë përgjegjësitë për dështimin e kësaj nisme ose për një qëllim politik për të mbajtur këtë proces, raporton ABC News, transmeton Reporteri.net.

    Gjithashtu Kuvendi sot vendosi për zëvendësimin e seancës plenare të parashikuar më datë 13 maj, që përkon me festën zyrtare të Bajramit, si edhe, me dakordësi mes palëve, u vendos shtyrja e seancës së radhës së kësaj jave, e parashikuar për ditën e enjte, 24 orë më pas, për në ditën e premte.

    Kuvendi, në nder të ish-kryeministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino, mbajti sot një minutë heshtjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!