×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas 12 orësh, Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin për çështjen e Teatrit në Shqipëri

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 22:09

    Pas 12 orësh përfundon shqyrtimi gjyqësor për teatrin. Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se gjykata do të shpallë vendimin në një ditë tjetër.


    Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

    Gjatë seancës së sotme, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se kreu i shtetit, e ktheu për ligjin për rishqyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!