×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD-ja e Sarandës letër KQZ-së: Përpjekjet për zhvillimin e votimeve, krimi i rëndë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 15:17

    Dega e Partisë Demokratike në Sarandë i ka dërguar letër KQZ duke i kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryer votime në atë bashki.


    Kryetari i degës së PD në Sarandë, Hariz Mëma shprehet se krim i rëndë vijimi i përpjekje për zhvillimin e votimeve në territorin e Sarandës më 30 qershor.

    Ndërsa shtoi se vijimi i njëanshëm i procesit të votimit është rrezik për demokracinë se sipas Mëmas qytetarët e Sarandës nuk do ta lejojnë.

    Gjithashtu paralajmëroi tubime nga data 27 qershor dhe 2 korrik.

    Si edhe shtoi se kërkon lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ dhe kthimin e tyre në funksion publik normal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!