×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD-LSI nuk dorëzojnë komisionerët, hapi i parë drejt bojkotit të zgjedhjeve

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:07

    Opozita e bashkuar në Shqipëri ka vendosur të mos dërgojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë komisionerë për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.


    QZ ju bëri apel partive duke ju kujtuar se sot është afatit i fundit, por asgjë nuk ndryshoi.
    Burimet i thanë Report TV, se as PD e as LSI, nuk do të dorëzojnë asnjë komisioner pasi ky është një vendim politik. Po ashtu është një hap i parë dhe shenjë e fortë se opozita do të shkojë drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

    Edhe Partia Socialiste priti ditën e fundit për të finalizuar këtë proces. Mungesën e komisionerëve opozitarë, PS e konsideron si një vendim të momentit.

    Por si zhbllokohet situata? Në rast se nuk gjendet një zgjidhje me marrëveshje politike për t’i pranuar kandidatët pas afatit, KQZ shpall thirrje publike për kandidatë të interesuar që s’vijnë nga partitë, dhe zgjedh mes aplikantëve.

    Në të gjithë vendin funksionojnë 90 KZAZ me nga 7 anëtarë secila. Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste; dy nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një nga LSI. Anëtari i shtatë propozohet nga PS në gjysmat e KZAZ-ve, praktikisht ato me numër çift, dhe në gjysmën tjetër propozohet nga PD.

    Anetarë KZAZ

    PS ka 315

    PD 225

    LSI 90

    Gjithesej janë 630 komisionerë në ZAZ, nga të cilat janë depozituar veteë 315 nga PS. Mungojnë 315 nga opozita. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!