×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përdhunuan për 12 orë vajzën greke në sy të nënës, arrestohen dy shqiptarët

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 18:22

    Ata shkuan për të grabitur dhe më pas mbajtën peng dhe përdhunuan për 12 orë një vajzë në sy të nënës së saj në Peristeri të Greqisë.


    Policia greke ka publikuar ditën e sotme identitetet e dy 28 vjeçarëve shqiptarë.

    Të arrestuar janë Donald Meço lindur në vitin 1990 në Shqipëri dhe Sokol Krasniqi, lindur në vitin 1990 në Shqipëri.

    Ndaj tij janë ngritur akuzat e grabitjes dhe dhunimit në bashkëpunim nga prokuroria e Atikës Perëndimore. Ata u arrestuan më 11 mars të këtij viti.

    Mësohet se autorët fillimisht lidhën të moshuarën dhe vajzën e saj 46 vjeçare. Për 12 orë ata i kanë mbajtur të lidhur në banesë dhe kryen marrëdhënie me dhunë me 46 vjeçaren.

    Nga ajo që kanë zbuluar hetimet, autorët ishin fqinj të viktimave dhe kishin parë vizitat e tyre të shpeshta në bankë duke tërhequr të holla. Ata kanë hyrë në apartament nga një dritare e pasiguruar mirë, por kur nuk gjetën para që dëshironin, vazhduan me aktin e tyre të tmerrshëm, shkruan panorama.com.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!