×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përmbytjet, Rama: E pakrahasueshme situata me të shkuarën

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 12:46

    Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me situatën e përmbytjeve në vend.


    Të pranishëm në këtë konferencë janë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.

    Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ndërkohë vijoi deklaratën e tij duke thënë se e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur me situatën në ditët e sotme.

    “Janë të pakrahasueshme shifrat, faktet, dhe e gjitha lidhet me punën e bërë, se çfarë vjen nga lart ne nuk e kemi në dorë. Kemi qenë të kujdesshëm për të parë motin. Ministri i Brendshëm ka ndarë me mua situatën, edhe Ministria e Bujqësisë ka pjesën e vet në bilanc. Bashkë me ne do ishte mirë që të ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, që nuk është e pranishme, për shkak të një angazhimi tjetër. Këta tre ministra kanë qenë në përballje dhe kanë shumë për të thënë për rezultatin.

    Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku. Situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ky rast na dha shembull se duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë. Sigurisht e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot.

    Sot kemi bërë shumë punë. Kaskada e Skavicës do vihet në funksion dhe do mbyllë frikën dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji. Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it, Benet Beci”, deklaroi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!