×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasen dy motorë në Lushnje, humb jetën një nga drejtuesit

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 23:39

    Një aksident në Lushnje i mori jetën një 54-vjeçari.


    Sipas njoftimit të policisë, dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin në fshatin Halilaj, dhe për pasojë një nga drejtuesit, me iniciale J.B., ka humbur jetën.

    Ndërkohë, drejtuesi tjetër F.K., 43 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka mbetur i plagosur.

    Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e rrethanave e shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!