×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Personat “non grata” nga ShBA, kreu i SPAK: Nëse do të kemi material, do të nisim hetimet

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 12:58

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, u pyet gjatë raportimit vjetor në parlament se çfarë rrugë do të ndjekë institucioni që ai drejton në lidhje me personat që janë shpallur non grata nga SHBA-ja.


    Kraja tha se për momentin nuk ka nisur një hetim në lidhje me këtë çështje, ndërsa theksoi se çfarëdolloj informacioni apo materiali që do të vijë në SPAK, do të hetohet dhe do t’i shkohet deri në fund.

    “Në lidhje me listën e shpallur nga SHBA-ja duhet të kemi parasysh që ky është një proces që ndodh në SHBA, ndërsa ne kemi procedurat tona se si fillohet një procedim penal. Unë ju garantoj se çfarëdo indicie apo material që mund të vijë për çdo person padiskutim që jemi të vendosur për ta çuar ndjekjen penale deri në fund, qoftë penalisht, qoftë nga pikëpamja e hetimit financiar”, tha Kraja. /awnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!