×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 17:01

    Një 33-vjeçar u plagos me armë zjarri këtë të premte në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj.


    Burime zyrtare të policisë thonë se 33-vjeçari me iniciale P. P., u plagos nga një 44-vjeçar me iniciale R. M., në rrethana e motive ende të paqarta. I riu është dërguar spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë, forca të shumta policie janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!