×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosja në Lezhë, konflikti nisi për parkimin e makinës

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 11:04

    Një sherr i nisur për parkimin e makinës mësohet se ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës mbrëmjen e së martës te katedralja në Lezhë, 10 shtator 2019.


    Aleksandër Dedgjonaj dhe Ardian Kola që mbeti i plagosur në këmbë, mësohet se i kishin dyqanet ngjitur me njëri-tjetrin në një objekt.

    Dedgjonaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë 37-vjeçarin Kola nga Lezha, i cili po merr mjekim në spital.

    Policia po punon për kapjen e Aleksandër Dedgjonaj, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!