×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosje me armë në Tiranë, në shënjestër një 17-vjeçar

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 8:43

    Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në Zonën e Fushë Mëzezit. Gjatë këtij sherri është qëlluar më armë në këmbë 17-vjeçari me iniciale J.H ,i cili është jashtë rrezikut për jetën.


    Gjithashtu i plagosur por me mjete të forta ka mbetur dhe 24-vjeçari Z.Q. Sipas policisë të rinjtë dyshohet se janë plagosur nga një person me iniciale I.E, i cili ende nuk ka rënë në prangat e policisë.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/ Informacion paraprak Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasi J.H, 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi Z.Q 24 vjeç. Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I.E ku po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!