×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plot 13 identitete, ja cilat ishin emrat që mbante Admir Murataj

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 22:54

    Admir Murataj mbante një sërë identitetesh për ti shpëtuar organeve të rendit.


    Sipas burimeve të Tv Klan, Murataj ka përdorur plot 13 identitete për të shmangur drejtësinë shqiptare dhe atë greke.

    Madje Murataj zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias.

    Interesante është që Admir Murataj ka përdorur 3 emra të ndryshme të cilët i shoqëronte të njëjtët me 3 mbiemra të ndryshëm.

    Ja cilët janë emrat që përdorte Murataj.

    1. Kristaq Murataj, 2. Admir Murati, 3. Kristaq Murati, 4. Admir Murataz, 5. Kristaq Murataz, 6. Admir Xhaferi, 7. Kristaq Xhaferi, 8. Admir Nikaj, 9. Kristaq Nikaj, 10. Xhafer Nikaj, 11. Kristaq Azemi.

    Në Shqipëri Murataj rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të tjerat në shtetin grek.

    Ai ka qenë në kërkim edhe për disa ngjarje kriminale në Grequ, ku vlerësohet grabitja e bankave në vlerën e 2 milion eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!