×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia greke arreston shqiptarin, po barte 44 kg marijuane në automjetin e tij

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 15:47
    Foto: Ilustrim

    Policia greke ka sekuestruar rreth 44 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar, në rrugën periferike të Zagorit, Janine.


    Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe me ndihmën e qenit nuhatës, brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 43 kg 800 gram marijuane.

    Gjithashtu janë sekuestruar dhe 735 euro dhe 2 celulare. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shqiptar 32-vjec.

    Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.6 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!