×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pranverë me borë në Dibër, raportohen dëme në bujqësi

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 8:29

    Qarku i Dibrës është zgjuar i mbuluar nga dëbora.


    Edhe pse jemi në stinë pranvere, në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore.

    Në disa fshatra të njësisë administrative Lura sipas banorëve trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Sipas tyre kjo situatë ka sjellë probleme në bujqësi.

    Reshje bore po ashtu ka edhe në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës.

    Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!